FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ja kush e shoqëron Bashën në takimin me zyrtarin e DASH, Hoyt Brian Yee

Zyrtari i DASH, Hoyt Brian Yee do të takojë kryedemokratin Lulzim Basha rreth orës 14:45 në kuadër të vizitës së tij zyrtare, pasi takoi më herët edhe kryeministrin e vendit Edi Rama e Presidentin e zgjedhur Ilir Meta.

Ndonëse në media nuk është zbuluar ende asgjë nga këto takime, të tjera detaje mësohen për takimin e tretë, atë me liderin e PD-së, Lulzim Bashën.

Përveç kreut të grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka, mesohet se Lulzim Basha do të shoqërohet edhe nga aleatët në këtë takim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se së bashku me liderin e opozitës do të jenë dhe krerët e partive aleate, Nard Ndoka, Fatmir Mediu, Vangjel Dule, Dashamir Shehi dhe Agron Duka që do të qëndrojnë krah Bashës në këtë takim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sakaq, ambasadori Donald Lu pritet të shoqërojë edhe tek Basha Zëvendës ndihmës sekretarin e Shtetit për Evropën dhe Azinë, Hoyt Brian Yee, ashtu sië bëri edhe në takimet me Ramën e Metën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?