FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ja plani i PS-së për të shmangur protestën e opozitës nesër

 

Sikundër është paralajmëruar opozita do të zhvillojë nesër protestën e radhës përpara Kuvendit, ndërsa gjatë seancës plenare pritet miratimi i buxhetit të shtetit dhe ligjit për dekriminalizimin.

Për të shmangur pengimin që protestuesit mund t’i bëjnë deputetëve të mazhorancës, PS ka zgjedhur të bëjë një lëvizje taktike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deputetët e PS-së do të shkojnë në Kuvend herët në mëngjes, edhe pse seanca plenare është njoftuar në orën 11:00. Ndryshe nga sic ndodh zakonisht, Grupi Parlamentar i socialistëve do ta zhvillojë mbledhjen në ambientet Kuvendit, rapoton Lapsi.al.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pritet që ata të jenë aty rreth orës 9 të mëngjesit, gati një orë e gjysmë përpara grumbullimit të protestuesve të opozitës.

Gjatë ditës së sotme kreu i PD-së dhe ish-kryeministri Berisha u kanë bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?