Ja si i pasqyroi media ndërkombëtare zgjedhjet në Shqipëri

Rezultatet e zgjedhjeve në Shqipëri kanë gjetur një pasqyrim të gjerë në mediat botërore.
Agjensia e lajmeve Reuters, duke u bazuar në rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare deklaron se “Partia në pushtet, sipas numërimit të pjesshëm të votave, do të qeverisë e vetme duke e ndihmuar atë që të nxisë reformat ekonomike dhe gjyqësore, të nevojshme për t’u bashkuar me Bashkimin Europian.”

Agjensia e lajmeve ka komentuar gjithashtu edhe pjesëmarrjen në votime prej 44.9 për qind, duke e konsideruar atë nga më të ulëtat që kur Shqipëria hoqi dorë nga komunizmi në fillim të viteve 1990. Përsa i përket vëzhgimit të zgjedhejeve, agjensia Reuters shton: “Rreth 400 vëzhgues ndërkombëtarë mbikqyrën votimin, të etur për të parë Shqipërinë të hedhë pas krahëve historinë e saj të zgjedhjeve të dhunshme dhe të kontestuara”

Ndërsa rrjeti mediatik Euronews sjell në vëmendje premtimet e Ramës. Në shkrimin dedikuar zgjedhjeve në Shqipëri, Euronews rendit 5 premtime të kryeministrit Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vend të parë renditet e drejta e pronës, si një nga çështjet më të nxehta pas ardhjes së pluralizmit. Në vend të dytë renditet reforma në drejtësi, duke vënë theksin te heqja e gjyqtarëve të korruptuar të përmendur, si një çështje tjetër që socialistët kanë premtuar të merren me të.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lufta kundër drogës renditet e treta: “Shqipëria nuk ka arritur të shtypë kultivimin e kanabisit, i cili lidhet me krimin e organizuar.

Largimi i të rinjve nga Shqipëria dhe zotimi i Ramës për të ndaluar ikjen e tyre renditen ne vend të katërt në listën prej 5 premtimeve. Ndërsa papunësia dhe lufta kundër këtij fenomeni renditet e fundit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?