FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Ja “veprat” e Edi Ramës, që qytetarët ta kuptojnë se ku ikin paratë e tyre!”

Nga Monika Kryemadhi-
Ja “veprat” e Edi Ramës, që qytetarët ta kuptojnë se ku ikin paratë e tyre!
Nga 31 miliard lekë, që qeveria i ka dhënë inceneratorit të Fierit deri në Dhjetor 2021, 2,1 miliard lekë, rezultojnë të jenë implikuar në një skemë krimi financiar.
Këto janë faturat tatimore me data, se si Inceneratori Fier ka realizuar skema për fryrje kostosh dhe rimbursim TVSH-je.
Kompanitë janë krijuar me qëllimin e vetëm për të realizuar evazionin financiar, ato kanë nga 2 punojës, të regjistruar fiktivisht, nuk kanë mjete, si dhe rezultojnë pa liçencat.
Pagesat për Inceneratorin e Fierit duhet të kishin ndaluar prej kohësh dhe duhej të ishte nën sekuestro preventive.
Ndërkohë që do vijojmë të bëjmë publike, pa kompromis, faktet tronditëse të aferës së 3 inceneratorëve, inkurajojmë prokurorët e SPAK, të shohin paditë dhe faktet e paraqitura, për t’i vendosur para drejtësisë të gjithë përgjegjësit!

Për të hequr cdo dyshim, Kryemadhi thotë se burimi i këtyre të dhënave janë Tatimet. Ndërkohë që i bën thirrje SPAK të vendosë para drejtësisë përgjegjësit. Më poshtë fotot e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?