Janullatos falënderon Metën: Dhënia e shtetësisë shqiptare pas kaq vitesh ka vlera të mëdha

Janullatos falënderon Presidentin Ilir Meta: “Vera sa më e vjetër, ka më shumë vlerë”

Gjatë meshës së Krishtlindjes, Kryepeshkopi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos foli edhe për vendimin e Presidentit Meta, i cili i dha një ditë më parë nënshtetësinë shqiptare përmes një dekreti. Kryepeshkopi Janullatos falënderoi Presidentin e Republikës për këtë vendim, duke e krahasuar dhënien e shtetësisë shqiptare me verën, që sa më shumë vjetërsohet aq më shumë vlera merr.

https://www.facebook.com/kohajone/videos/756877577835115/

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ditën e djeshme shefi i kabinetit të Institucionit të Presidentit të Republikës, z. Arben Cici, nxitoi në zyrën time sinodike dhe më dha një telegram nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta, ku më vinte në dijeni se Kryepeshkopit iu dha nënshtetësia shqiptare. Shpreha gëzimin tim për këtë akt dhe falënderimet e mia për Presidentin Meta, por shtova që unë që nga çasti kur u bëra Kryepeshkop dhe erdha këtu në Shqipëri jam ndjerë si një qytetar shqiptar që punon dhe ka përgjegjësi për këtë vend, – tha Kryepeshkopi. – Dhe ky vendim që mori Presidenti Meta gëzon shumë ortodoksë në mbarë vendin, të cilët presin prej shumë vitesh që të marrin pikërisht këtë lajm dhe ndjejnë gëzim shumë të madh në lidhje me këtë akt. Përfundoj fjalën time duke thënë se disa gjëra, siç është vera për shembull, me kalimin e kohës ato përftojnë vlerë akoma më të madhe. Përvojën time 25-vjeçare këtu, Presidenti e përshkruan me shumë miqësi dhe brenda letrës së tij i shtohet rëndësi shumë të madhe edhe peshë këtij vendimi që ai ka ndërmarrë”, – u shpreh Kryepeshkopi Janullatos në fjalën falënderuese për Presidentin Meta.
Gjithashtu, gjatë meshës u lexua edhe mesazhi që Presidenti i Republikës i dërgoi Kryepeshkopit Anasatas Janullatos me rastin e dhënies së shtetësisë shqiptare dhe urimi i tij me rastin e festës së Krishtlindjes.
“Bashkë me falënderimet tona të përzemërta, lutja jonë buron me gjithë shpirt nga zemra, që t’i falë urtësi, mençuri, guxim Presidentit tim, z. Ilir Meta, të vazhdojë këtë vepër të tij që ka kaq shumë rëndësi në vend, për më shumë mirëqenie dhe progres. E ardhmja i takon vendit tonë dhe rruga drejt Evropës është tashmë e sigurt”, – theksoi Janullatos pas leximit të mesazhit.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.facebook.com/kohajone/videos/756872994502240/

Presidenti Meta uron Festën e KrishtlindjeveBesoj se jo vetëm Kisha jonë Ortodokse është edhe më shqiptare, por jam i bindur që edhe shoqëria jonë është edhe më evropiane, edhe më mirënjohëse!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i shoqëruar nga fëmijët e Tij Bora, Besari dhe Era, ishte sot në mesditë në Bashkësinë Fetare “Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë” për t’i uruar Krishtlindjet Kryetarit të VUSH-it, Pastor Ylli H. Doçi dhe drejtuesve e besimtarëve ungjillorë shqiptarë.

Më pas Presidenti i Republikës vizitoi Qendrën Sinodike të Katedrales Ortodokse “Ringjallja e Krishtit” ku u prit nga Fortlumturia e Tij, Kryepeshkop Anastasi.

Presidenti Meta u përcolli personalisht urimet më të mira e të përzemërta besimtarëve të krishterë për Festën e shenjtë të Krishtlindjeve: “Kam kënaqësinë të uroj edhe njëherë gjithë besimtarët ortodoksë të krishterë dhe gjithë shqiptarët: Gëzuar Krishtlindjet! 

Dëshiroj që në këtë ditë shprese, dashurie, solidariteti, harmonie dhe paqeje të gjithë të jemi sa më pranë familjeve tona, sa më pranë njëri-tjetrit. Të punojmë dhe të bashkëpunojmë për më shumë paqe, mirësi dhe begati. Edhe më shumë vëmendje dhe kujdes ndaj atyre që janë më të pambrojtur, më të përjashtuar, më në vështirësi në mënyrë që te kemi një shoqëri më të bashkuar, më optimiste dhe më të fortë për të ardhmen. 

Njëkohësisht, Krishtlindja është pak më e veçantë. Besoj se jo vetëm Kisha jonë Ortodokse është edhe më shqiptare, por në mënyrë të veçantë, jam i bindur që edhe shoqëria jonë është edhe më evropiane, është edhe më gjithëpërfshirëse, është edhe më mirënjohëse. Është edhe më e vendosur në ato vlera të solidaritetit, të mirëbesimit, të bashkëpunimit, të mirëkuptimit, që e çojnë këtë shoqëri më me besim drejt evropianizimit të saj të plotë dhe natyrisht kjo është një ditë e cila ka dhe shumë diell, ka dhe shumë shpresë.”

Në përgjigje të interesimit të përfaqësuesve të medias lidhur me arsyet pse pikërisht në këto momente i dha shtetësinë shqiptare Kryepeshkop Janullatosit dhe a është njohur me kontenstimin që ka pasur vendimit i Tij, Presidenti i Republikës tha: “Përgjigjen më të mirë e ka dhënë Fortlumturia e Tij: Është si puna e verës.

Mendoj se është një moment shumë pozitiv i shprehjes së mirënjohjes për këtë vepër të madhe që ai ka krijuar me lidershipin dhe përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm për njëzet e pesë vite duke ringritur nga hiri Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, me një infrastrukturë të jashtëzakonshme. Mjafton të shohim Katedralen përballë, e cila vite më parë nuk ekzistonte apo kishat kudo në të gjithë vendin që ishin të shkatërruara dhe ajo që është shumë e rëndësishme do të thoja, investimi, frymëzimi dhe edukimi i tij për të krijuar një plejadë tashmë të shkëlqyer të klerikëve shqiptarë të Kishës Ortodokse, të cilët kanë arritur në këto nivele kaq të larta padyshim falë lidershipit të tij.

Dhe njëkohësisht duhet të theksoj se lidershipi i tij në krye të kësaj Kishe ka qenë një mundësi e shkëlqyer jo vetëm për Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë për t’u afirmuar në të gjithë botën e ortodoksisë, por ka qenë edhe një mundësi shumë e mirë për të promovuar edhe Shqipërinë si një vend evropian, si një vend me vlera, por mbi të gjitha si një vend i bashkëjetesës shqiptare, të tolerancës e të dashurisë, dhe Fortlumturia e Tij gjithnjë ka predikuar jo vetëm për besimtarët ortodoksë, për për të gjithë shqiptarët paqe, dashuri dhe mirëkuptim.”

I pyetur nëse ky vendim lidhet me faktin se Kryepeshkopi Anastas ka bërë të qartë se pasardhësi do të jetë një shqiptar, dhe jo më një grek, Presidenti Meta u përgjigj: “Mendoj se kjo lidhet me veprën e tij, dhe ashtu sikurse ai u shpreh se ‘vera, sa më e vjetër të jetë, aq edhe më shumë vlera ka’, unë do të thoja se sa më shumë vite do të kalojnë nga sot, aq edhe më shumë do të lartësohet figura dhe vepra e tij në ringritjen, zhvillimin, modernizimin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe sidomos, në investimin e tij gjithmonë në funksion të bashkëjetesës, harmonisë ndërfetare midis shqiptarëve.”

I dha nënshtetësinë shqiptare, Meta: Pse e mora tani këtë vendim për Kryepeshkopin Janullatos

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?