Jashtë listave “deputetët rebelë”? Paloka sqaron rregulloren
Me marrëveshjen që siguron pjesëmarrjen e PD-së në zgjedhje, tashmë selia blu duhet të dorëzojë në KQZ listën e kandidatëve për deputet, kjo për zgjedhjet e 25 qershorit. Por intersimi publik është se, a do të jenë në këtë listë edhe “deputetët rebelë” që nuk mbështetën çadrën dhe kërkuan pjesëmarrjen e PD-së në zgjedhjet e 18 qershorit?
Lidhur me këtë çështje të rëndësishme të PD-së, kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në “News 24” nuk ka nguruar të flasë për deputetet kritikë brenda grupit.
I pyetur nëse do të ketë penalizime për deputetët: Majlinda Bregut, Eduard Selamit apo Astrit Patozit, Paloka u përgjigjet se rregullat në PD janë të qarta.
“Qëndrimet i kam paraqitur aty ku duhet t’i paraqes. E kemi thënë që në PD lejohet mendimi ndryshe, por kur mendimi ndryshe i disave nuk është më ndryshe, por i bashkohet ndonjë mendimi tjetër ndryshe, e kuptoni besoj se nuk është më një mendim ndryshe”,-tha Paloka.
KOHA JONË SONDAZH

