Jashtë listës, Bregu dhe Patozi sfidë Bashës: Pas 25 qershorit…

Seanca e jashtëzakonshme e së shtunës, përveç se dha OK dhe Vettingu u kry, prodhoi debat, jo vetëm kundër qeverisë. Të “përjashtuarit” nga lista e Lulzim Bashës për zgjedhjet e 25 qershorit, deputetët e PD-së, të cilët nuk do jenë në legjislaturën e ardhshme, Astrit Patozi dhe Majlinda Bregu kanë paralajmëruar sfidë ndaj kryetarit pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

Patozi u shpreh kundër një koalicioni të mundshëm me PS-në pas zgjedhjeve, madje kërkoi nga Basha që ta shpreh qartë qëndrimin. Në të kundërt, deputeti ka paralajmëruar pasoja negative për Partinë Demokratike.

Interesimit të gazetarëve për pjesëmarrjen e tij në seancën plenare, deputeti i cili nuk do të jetë më në legjislaturën e rradhës, u shpreh se nuk kishte ardhur për të dorëzuar testamentin politik. Ai shtoi se marrëdhënia e tij me PD-në nuk varet nga humori i Lulzim Bashës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kush mendon se marrëdhënia ime me PD varet nga humori i Lulzim Bashës e ka gabim, sepse Lulzim Basha më ka gjetur aty dhe do më lërë aty kur do largohet. Në fushatë jam pak më modest se herët e tjera për shkak të zgjedhjes së zotit Basha”, tha Patozi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe deputetja Majlinda Bregu, e cila gjithashtu nuk është përfshirë në emrat e listës së kandidatëve për deputet për legjislaturën tjetër, paralajmëroi se beteja nis tani. “Nuk mund të them që më vjen mirë që nuk do të jem në legjislaturën e ardhshme por jam e bindur që beteja sapo ka filluar”, tha Bregu.

Deputetët e përjashtuar nga PD-ja kanë paralajmëruar se pas zgjedhjeve do të kërkojnë shkarkimin e Lulzim Bashës nëse humbet zgjedhjet.

Reagon ashpër Patozi: Basha të jetë i qartë se…

Paralajmërimi i Bregut: Beteja sapo ka filluar

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?