Jashtë listës, paralajmërimi i Bregut: Beteja sapo ka filluar

Një nga figurat e PD-së, e lënë jashtë listës për zgjedhjet e 25 qershorit, deputetja Majlnda Bregu, nga jashtë sallës së kuvendit, u shpreh se sot në seancën e jashtëzakonshme ku u votuan 27 emrave të komisionit të Vettingut, mori fund zvarritja disa mujore që pengoi ngritjen e Vettingut.

“Nga dita e parë kur Reforma në Drejtësi nisi, kam mbështetur, kam punuar dhe sigurisht kam përkrahur këtë reformë që është në interes të Shqipërisë”,-tha Bregu.

Më tej ajo u shpreh se ndihet krenare që më në fund reforma në drejtësi është në rrugë të duhur. Bregu falenderoi edhe ndërkombëtarët, ku shtoi se puna e tyre u sulma në shqip dhe në anglisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndryshe nga Topalli, ajo u shpreh optimiste për këtë proces dhe tha se do të nxjerrë në pah të vërteta të mëdha që janë mbajtur të fshehta.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Uroj shumë që të vërtetat që janë fshehur për një kohë shumë të gjatë dhe ato të vërteta për të cilat rrezikoi dhe Vettingu, shumë shpejt do të dalin”.

E pyetur nga gazetarët nëse i vjen keq që s’do të jetë më deputete, Bregu tha se beteja sapo ka nisur. “Mirë nuk më vjen që s’do jem pjesë e Kuvendit por them se beteja sapo ka filluar”, tha Bregu.

Statusi në facebook

Sot mori fund zvarritja per muaj e muaj te tere, e votes pro Vettingut. Mori fund edhe aventura politike me Vettingun e kujt betohej e sterbetohej se nuk do te votohej “nje projekt mafioz i nderkombetareve qe kerkonin t’ja linin drejtesine Edi Rames”.

Jam krenare qe kam punuar e jam perpjekur prej nje viti cdo dite pro reformes ne drejtesi te cilen e kerkonin shqiptaret dhe u munduan ta bllokonin politikanet!  Sigurisht qe nese nuk do te ishte mallkuar kaq shume vettingu, edhe kandidatet qe votuam sot do te kishin qene me te mire.

Me lejoni te falenderoj miqte e partneret e Shqiperise qe u perbalten dhe u fyen me lloj lloj epitetesh ne shqip e anglisht, vetem pse u bene bllok per te pastruar drejtesine ne Shqiperi. Prej sot, jam e bindur se te fshehtat e atyre qe u munduan ta shtynin kete proces dhe e mbajten peng kaq gjate, do te jene shume shpejt publike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?