FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Jashtë qeverisë “Rama 2”, reagon Elisa Spiropali

Qeveria “Rama 2”, pati edhe supriza të vogla, si mbi emrat e përfolur si ministra që për disa nuk rezultuan të vërteta por edhe me largimin e disa ministrave. Një prej emrave që u përfolur si pjesë e kabinetit qeveritar, ishte edhe Elisa Spiropali por që në të vërtetë nuk ndodhi.

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, reagon për herë të parë pasi u bë publike lista e kabinetit të ri qeveritar, nga kryeministri Edi Rama ditën e sotme në Asamblenë e PS.

Spiropali në mesazhin e saj i ka uruar suksese kabinetit të ri, duke u shprehur se në Parlament do kenë mbështetjen “e çdo vullneti dhe çdo zëri që do një Shqipëri të drejtë”. Ajo nuk ka thënë asgjë se mund të ishte apo jo ministre. Spiropali siguroi mandatin si deputete e qarkut të Korçës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Votat Kuq e Zi janë vullneti i shqiptarëve për një qeverisje me ta, dhe për ta. Suksese kabinetit të ri! Në Parlament do keni mbështetjen e çdo vullneti dhe çdo zëri që do një Shqipëri të drejtë, me shtet, punë, mirëqënie për të gjithë! FORCA”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?