“Jemi gati”, kryebashkiaku Veliaj publikon videon: Tirana u hap dhe është më e gjallë se kurrë

Me një video shumë entuziaste kryebashkiaku Veliaj tregon se si e priti Tirana hapjen pas kufizimin prej masave të ndërmarra në kuadër të pandemisë së Covid 19.

“Jemi gati. Tirana u hap dhe është më e gjallë se kurrë. #Tiranaisopen #EuropeanYouthCapital2022”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale ku ka postuar një video me gjithë aktivitetet që do rihapen në kryeqytet.

Veliaj rikujton se në 2022 Tirana do jetë “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, ku do të mirëpresë të rinj nga e gjithë bota dhe do ketë një program ambicioz me shumë aktivitete e do të përpiqet të lidhë qytetin dhe rininë e tij me vlerat evropiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Komiteti Teknik i Ekspertëve dha sot lajmin e mirë për lehtësimin e masave pas përmirësimit të situatës epidemiologjike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?