Jonathan Moore: Kam kontribuar për Shqipërinë, ndaj u dekorova nga Nishani

Çudia ka të bëjë me faktin përse u dekorua Moore dhe për më tepër në një ditë të tillë, kur u nderuan disa figura historike.

Në faqen e Prëesidencës ndërkoë thuhet se Moore u dekorua “për kontributin e veçantë në forcimin e miqësisë midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ndihmesën e çmuar, të dhënë në forcimin e demokracisë dhe institucioneve të pavarura në Shqipëri”.

Vetë Moore, duke folur për A1 Report, ka thënë se ai ka kontribuar për Shqipërinë, ndaj është nderuar nga presidenti Nishani:

Unë kam patur nderin dhe privilegjin që të jem bashkëpunëtor me Shqipërinë për shumë vite.

Udhëtimi im i parë në Shqipëri ka qenë në Tetor të viti 1991, për të ndihmuar skuadrën që po hapte në atë kohë Ambasadën amerikane.

Për dy vite kam qenë drejtor për Ballkanin në Departamentin e Shtetit.

Kemi punuar për një numër të ndryshëm çështjesh, si përshembull ardhja e sekretares së Shtetit Klinton dhe për shumë vizita të presidentit, kryeministrit apo ministrit të Jashtëm të Shqipërisë drejt Sheteve të Bashkuara.

Natyshisht që së bashku kemi trajtuar një sërë çështjesh si ajo e partneritetit të përbashkët në NATO.

Ne gjithashtu kemi përdorur zërin tonë nga Uashingtoni për të përkrahur fuqimisht Shqipërinë, që ajo të merrte postin e kandidatit për në BE.

Këto kanë qenë disa nga çështjet me të cilat jemi marë si miq të afërt dhe për këtë unë jam thellësht i nderuar që mu dha ky çmim”, tha ai.

SHKARKO APP