Jorida Tabaku i kthehet Ramës: Fjalimet antikorrupsion nuk i zbehu as arrestimi i një burri që nuk ka paguar kurrë një gjobë

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka replikuar me kryeministrin Edi Rama. Pasi ky i fundit e akuzoi se ajo po gënjente me shifrat mbi të dhënat ekonomike apo për punësimin, vjen dhe reagimi nga Tabaku.

Deputetja e PD-së, nga foltorja e Kuvendit, tha se ironike është që të dëgjosh një skuadër korrupsioni që flet për antikorrupsion.

Ka një thënie të mençur për të përkufizuar hipokrizinë, “ti je ajo që bën dhe ajo çka thua që do bësh”. E nisëm javën me konferencën e antikorrupsionit. E dinit kush konkurronte atje?! Dosja e inceneratorit, 334, 339. Këto që e kanë ngritur Shqipërinë në piedestalin e luftës së korrupsionit, me gjithë heronjtë e tij që pak nga pak kjo Shqipëri po zbrazet. Çfarë ironie ishte që të dëgjojë nga skuadra e korrupsionit fjalimet antikorrupsion. Kemi dy ministra pas hekurave dhe deputetë, por prape kthehet te ato 430 mln eurot. Ato di i ngelen gjithë jetën. S’do ndaloj ta përmend këtë. Ata zgërdhihen sa herë që flitet për këto akuza. Ky është vendi ku kanë rënë 7 ligje. Këtë spektakël të shëmtuar të drejtuar nuk e zbehu as arrestimi i një burri që nuk ka paguar kurrë një gjobë në jetën e vet e është i pastër… sic doli për inceneratorët, drogën që i ka dalë për zot në 8 vite”, tha Tabaku.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?