Jorida Tabaku mesazh kritik për dy grupimet në festën e PD

Jorida Tabaku në përvjetorin e 32-të të PD nuk ka shkuar në asnjërën festë, pra as te Berisha dhe as te Alibeaj.
Ndërkohë sot te grupimi i Alibeajt ishin një grup burrash që festonin.
Ja postimi i Jorida Tabakut:
“Partia Demokratike ka qenë zgjedhja ime që 16 vjeç kur për herë të parë mora pjesë në forumet e saj! Sot jam krenare që jam pjesë e kësaj force politike!
Ky 32 vjetor nuk e gjen PD në situatën më të mirë, por unë besoj se nuk ka asnjë forcë tjetër politike që përfaqëson më së miri shpresat, aspiratat dhe dëshirat e shqiptarëve!
Do t’ia dalim!
Gëzuar PD. Në 1992 njerëzit kishin përballë një byro politike që donte riciklimin e saj kurse ti ishe shpresa dhe pranvera e këtij vendi. Sot je ende shpresa për këdo që do ndryshimin!”– përfundon deputetja karizmatike e PD.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?