FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Jorida Tabaku në Komisionin e inceneratorëve: Policia ta sjellë me forcë dëshmitaren!

Komisioni Hetimor për inceneratorët është mbledhur sërish ditën e sotme për të marrë dëshmitë e administratorëve të Inceneratorëve të Tiranës e Fierit si edhe Sekretares së Përgjithshme e ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Kryetarja e këtij Komisioni, Jorida Tabaku tha se është thirrur sërish për të dëshmuar sot Administratorja e Inceneratorit të Tiranës, Ariola Kodra, e cila nuk është paraqitur.  Tabaku u tregua e prerë teksa u shpreh se Kodra ka kohë deri në drekë të paraqitet, në të kundërt do t’i kërkohet Policisë që ta ccojë me forcë.

“Administratorja e Inceneratorit të Tiranës Ariola Kodra nuk është paraqitur në seancën dëgjimore të thirrur për ditën e sotme. Zonjës Kodra i janë kërkuar dokumente shtesë dhe është njoftuar të paraqitet sërish në Komision në orën 9.00. Zonjën Kodra megjithëse kemi 20 minuta që e presim, nuk është shfaqur në Komision. Unë i kërkoj stafit të Komisionit Hetimor që të vendosemi në kontakt me të. Të gjejmë një numër telefoni, ta rithërrasim edhe një herë në drekë, në thirrjen e tretë, nëse nuk paraqitet, për zonjën Kodra ne do të bëjmë të njëjtën procedurë që propozuam për z. Loran Dusha, do të njoftojmë shërbimet e Policisë së Shtetit për ta sjellë këtu me forcë“, tha Tabaku.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?