Jorida Tabaku: Treni për në Europë nuk është në shinat e duhura!

Nga Jorida Tabaku

Në vitin 2014 Komisioni Europian mblodhi 6 vendet e Ballkanit Perëndimor për t’i lajmëruar ato se do BE do të ketë investime serioze në këtë rajon. Duke qenë se Partia Demokratike kish udhëhequr deri në 2013 procesin integrues dhe kish paraqitur jo pak projekte ambicioze në fushën e infrastrukturës këshilluam mazhorancën e djeshme që të angazhohej seriozisht në përfitimin e granteve.

Shqiperia ka perfituar pothuajse 90 milione Euro cdo vit me projekte serioze e konkrete ne infrastrukture deri ne 2013. Projekte qe dhe sot po vazhdohen, sigurisht dhe ne mungese te cdo investimi tjeter publik me fonde private ose me grante.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe ja ku jemi sot, katër vjet më pas në Trieste kryeministri i gunës paraqitet në takimin me BE-në dhe kur në lojë qenë 6 projekte me vlerën e 194 mln eurosh oferta jonë ishte zero. Megjithëse vendi më i varfër në rajon, me investime qesharake, me një papunësi gjithnjë e në rritje kryeministri kishte zgjedhur të shkonte me duar në xhepa dhe barsoleta për të shtyrë ditën në këtë takim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne raportin zyrtar qe gjendet lehtesisht online nuk ka asnje projekt te vetem qe te kete perfitues kryesor Shqiperine.

Megjithëse vazhdojmë të mbetemi një nga vendet më të palidhura në aspektin infrastrukturor, nuk kishim as vullnetin dhe as guximin për të paraqitur një projekt dhe vizion largpamës. Eshte kjo paaftesi, mungese vullneti, dashakeqesi, indiference nuk e di. Por fakti qendron qe jemi perseri te fundit ne rajon.

Ndërkohë që Serbia, Maqedonia dhe Bosnje Hercegovina mundën të fitonin të gjitha projektet dhe fondet e tyre të cilët jo vetëm do sigurojnë transport më të mirë dhe ndërlidhje më të shpejtë me BE-në. Por gjithashtu do jenë kantiere të reja pune (deri më 2020 llogariten rreth 40 mijë të punësuar).

Shqipëria fle, ndërkohë që fqinjët vazhdojnë të përfitojnë nga përgjumja jonë dhe narcizmi i një kryeministri që do të jetë në qendër të vëmendjes për kapriçiot e tij.

Nje vend që po varfërohet, po plaket, po tretet dhe po bëhet gjithnjë e më i shkretë nuk e ka luksin të humbasë trenin e Europës.

E kam thene dhe e perseris qe procesi i Integrimit Europian se pari kerkon vullnet politik e perkushtim, sic duket te dyja keto qartesisht mungojne.

Kam dyshuar përherë që shpirtrat dhe mendjet e këqija të së shkuarës sonë gjatë shekullit të kaluar nuk janë zhdukur ndonjëherë. Kur shoh kryeministrin që endet dyerve të Europës si një narcis në kërkim të pasqyrës e kuptoj që treni jonë për të hyrë në BE nuk është hiç në shinat e duhura!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?