FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Jugosllavia e Re”. Çim Peka: SPAK u krijua për të shantazhuar politikanët që ishin kundër

Gazetari Çim Peka, drejtues i portalit Syri.net shkruan në Facebook mbi rrezikun e krijimit të “Jugosllavisë së re”, kamufluar me termat e tregut të lirë ekonomik rajonal.

Duke komentuar takimin e sotëm të kryeministrave të rajonit në Durrës, Peka ndalet në deklaratat e komisionarit për Zgjerimin, Johannes Hahn për krijimin e modelit të ish-Jugosllavisë.

Peka thotë se pas kësaj ideje fshihet edhe tolerimi që i kanë bërë Edi Ramës për hashashin ndërkombëtarët dhe përdorimi reformës në drejtësi kundër politikanëve që ishin kundër idesë së Jugosllavisë së re.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ore seriozisht e kane këta???? E kuptoni pse i mbyllen sytë para hashashit dhe pse ju duhej me çdo kusht Rama sërish ne pushtet??? Po Luli që donte të vriste Millosheviçin është dakord?

Swiss Digital Mobile Reklama

Po Presidenti i dalë nga LSI është dakord? Këta duhen shporrur të gjithë….Shumë e qartë: “Gjykata Speciale” në Prishtine e “Spaku” në Tirane u krijuan më së shumti për të shantazhuar politikanët që do refuzonin firmën mbi “Jugosllavinë e Re”.

Po shqiptarët e Kosovës dhe këta të Shqipërisë me çfarë do ti shantazhojnë? Vërtet besojnë se do ta pranojnë shqiptaret një gjë të tille???

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?