Kallëzimi për Ramën, Vasili: Presim reagim serioz nga Prokuroria, përndryshe LSI…

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’, kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka komentuar zgjedhjet e 25 qershorit dhe thirrjet e Rames për policinë. Vasili tha se policia u bë njësh me krimin në zgjedhje, pasi mori mesazhin më të qartë nga Rama. Ai tha se është bërë kallëzim penal ndaj Edi Ramës për thirrjet e tij që policia të marrë pjesë në fushatë.

“Problemi është se kush ishte roli i Policisë në këto zgejdhje. Pra bërja njësh me krimin. Ka pasur mjaft fakte të cilat po ndiqen nga Prokuroria. Nuk kemi denoncuar Haki Cakon, por thirrja e Ramës ndaj policisë për të bërë fushatë ishte akti më i rëndë. Krimi ka marrë ato ditë mesazhin më të fortë, pra bëni çfarë të doni pasi ne jemi me ju. Po presim Prokurorinë sa serioze do tregohet në lidhje me këtë kallëzim penal ndaj Ramës përndryshe LSi do ta kthejë këtë në një çështje për Kuvendin e ri”- tha Vasili.

Petrit Vasili tha ndër të tjera se PS donte të shkonte ne zgjedhje pa opozitën, ndërsa marrëveshja e 18 majit Rama-Basha ka bërë pis disa vullnete opozitare. Ai tha se LSI vendosi te bëjë opozitë ballore dhe pa kompromis.

Swiss Digital Desktop Reklama

 “Marrëveshja e 18 majit ka hedhur shumë hije të zeza dhe ka bërë pis disa vullnete opozitare. PS donte të shkonte në zgjedhje pa opozitën. Këto zgjedhje ishin më të shëmtuarat, ndërsa LSI do bëjë opozitë ballore dhe pa kompromis. Ne kemi deklaruar qartë që jemi të vendosur në opozitë dhe e kemi marrë këtë vendim edhe pse LSI kishte një rritje. Por shitblerja e votës dhe droga që shënjoi këto zgjedhje janë arsye pse ne vendosëm të qëndrojmë në opozitë”- tha Vasili.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?