Kamza nuk e tradhton PD, 5 mijë vota para PS
Kreu i Bashkisë së Kamëz, Xhelal Mziu ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Kamëz. Në një postim në Facebook ai shkruan se në Kamëz është shënuar fitorja më e thellë e PD ndaj PS.
“Fitorja e thellë dhe e vyer e Partisë Demokratike Kamëz ndaj koalicionit qeveritar e më gjerë vijon traditën e këtij qyteti, i cili edhe këtë radhë zgjodhi vlerat e demokracisë dhe dinjitetit dhe jo ato financiare. Kamza edhe këtë herë injoroi presionin qeveritar, diskriminimin e pushtetit, duke zgjedhur të jetë i lirë në zgjedhjen e vet.
Puna e strukturave politike të PD Kamëz, shoqëruar me investimet dhe shërbimet e Bashkisë bënë që Kamza të jetë gjerdani i artë i Partisë Demokratike në Shqipëri.
Mirënjohje për çdo qytetar për këtë fitore të radhës të Partisë Demokratike Kamëz!”,- shkruan Mziu.
KOHA JONË SONDAZH

