Kanabisi në Shqipëri – Hahn: Do mbështesim strategjinë kombëtare kundër drogës

Eurokomisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin, Johannes Hahn, ka deklaruar se Brukseli synon që të mbështesë edhe Strategjinë Kombëtare anti-kanabis të miratuar së fundmi nga qeveria Rama. Në një përgjigje ndaj eurodeputetes rumune, Monica Makovei, zyrtari i BE-së nënvizoi se lufta kundër krimit të organizuar e në veçanti ajo kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit vijon të mbetet një nga pesë prioritetet kyçe për hapjen e negociatave të antarësimit të Shqipërisë në BE.

Bashkimi Europian synon të mbështesë strategjinë kombëtare anti-kanabis, një nismë kjo e miratuar së fundmi nga qeveria Rama, ndërkohë që lufta kundër drogës mbetet një nga pesë prioritetet kyçe për hapjen e negociatave të antarësimit.

Deklarata vjen nga eurokomisioneri, Johannes Hahn, i cili në një përgjigje ndaj interesimit nga deputetja e Parlamentit Europian, Monica Makovei, bën me dije se Komisioni Europian do të vijojë monitorimin e këtij proçesi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Johannes Hahn: “Komisioni monitoron progresin në krijimin e një rekordi solid në luftën kundër krimit të organizuar, i cili është një nga pesë prioritetet kyçe për hapjen e negociatave. Përmes Instrumentit së Ndihmës Përpara-Hapjes së Negociatave, Bashkimi Europian mbështet me 13 milionë euro Ministrinë e Punëve të Brendshme, Policinë e Shtetit dhe zyrën e prokurorëve që të adresojnë sfidat e krimit të organizuar, me një fokus të veçantë në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike, terrorizmit dhe pastrimit të parave. BE synon që të japë mbështetje të mëtejshme për qartësimin dhe zbatimin e Strategjinë Kombëtare të Veprimit kundër Kultivimit dhe Trafikimit të Kanabisit 2017-2020, i aprovuar së fundmi nga Qeveria e Shqipërisë.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Në mbyllje, Hahn u shpreh se lufta kundër prodhimit dhe trafikimit të drograve do të jetë qartësisht pjesë e axhendës së bashkëpunimit mes BE-së dhe Shqipërisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?