Kanabisi, zv.ministrja Voda: Shqipëria, jo në hartën e vendeve kultivuese
Edhe pse në raportin e Antimafies italine, Shqipëria theksohet si vend origjine i kanabisit, zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda deklaron se Shqipëria nuk më në hartën e vendeve ku kultivohet lënda narkotike kanabis. Voda në një takim me strutkurat policore në Lezhë, foli për rezultate shumë të mirë që vijnë nga lufta kundër narkotikëve.
”Jemi në përmbushjen e plotë të objektivit që kemi thënë: 0 tolerancë kultivimit të kanabist. Shqipëria nuk është më në hartën e vendeve që e kultivojnë. Rezultatet kanë qënë që vjet shumë të mira. Ky vit ka qënë sfidë”,-tha Voda.
Drejtori i Policise Vendore në Lezhë, Ferdinand Mara tregoi me detaje kontorllet e kryera nga policia dhe sasitë e kapura të kanabisit.
”Janë kontrolluar 401 sera, 484 magazina, 235 ish-objekte ushtarake, 715 banesa, 198 stalla stani, 616 territore të hapura, 104 ish-parcela kultivimi të vitit 2016-2017 ku janë konstatuar dhe asgjësuar 5 parcela me 148 bimë narkotike ku edhe janë ndaluar 2 autorë”,-theksoi Mara.
Në takimin e kërkuar nga Prefekti të pranishmit theksuan nevojën për angazhim maksimal i të gjithë insitucioneve në luften kundër kultivimit të bimeve narkotike.
KOHA JONË SONDAZH

