Kandidati i LSI, Maksim Kona: Kavaja nuk mund të lihet në dorë të individëve të papërgjegjshëm

Kandidati i LSI për bashkinë e Kavajës, Maksim Kona ka zhvilluar sot takime me tregtarët e njësisë administrative, Luz i Vogël. Kona është njohur nga afër me shqetësimet e tyre për kushtet në të cilat tregtojnë produktet.

Duke parë nga afër kushtet e tyre, Kona tha se nuk do të ketë më pseudo-treg. Ai premtoi se nuk do të neglizhonte asnjë prej kërkesave të tyre. “Kërkova një SHANS për t’ja u kthyer këtij komuniteti në PUNË konkrete,sepse unë besoj fort se fatet e këtyre njerëzve nuk mund t’u lihen në dorë individëve të papërgjegjshëm”,- tha Maksim Kona.

Postimi i kandidatit të LSI-së në Kavajë në Facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Takime të përzemërta me tregtarët e Njësisë bashkiake Luz i Vogël ku pamë një mori problemesh dhe shqetësimesh që ishin prezente në këtë komunitet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shitja e produkteve në një pseudo-treg në kushtet e një infrastrukture që linte për të dëshiruar ishte dëshmi e qartë e një neglizhence nga pushteti vendor.

Ne do punojmë fort për kthimin e shërbimit të munguar në Kavajë.

Në Luz të Vogël do ndërtojmë një treg me standardet më të mira bashkëkohore për një cilësi më të mirë.

Kërkova një SHANS për t’ja u kthyer këtij komuniteti në PUNË konkrete,sepse unë besoj fort se fatet e këtyre njerëzve nuk mund t’u lihen në dorë individëve të papërgjegjshëm.

Voto # MAKSIM KONA

Voto 1. LSI, FORCË E PARË”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?