Kandidati i PD bojkoton mitingun e hapjes së fushatës
Lefter Maliqi kandidati i tretë i PD-së në qarkun e Beratit nuk ka qenë i pranishëm sot në mitingun e hapjes së fushatës ku merrte pjesë edhe kreu i demokratëve, Lulzim Basha.
Në miting binte në sy fakti që në rreshtin e parë ishin të gjithë kandidatët, por jo Lefter Maliqi. Ai ka shprehur pakënaqësitë e tij lidhur me vendin e tretë në listë dhe pretendon se ka pasur më parë garanci nga Basha për të udhëhequr Beratin.
Për këtë arsye Maliqi i vendosi afat Bashës deri sot në mesnatë për të ndryshuar listën e Beratit dhe lajmëroi mungesën në mitingun e hapjes së fushatës për aryse personale.
“Ndjesë.! Të dashur miq,mbeshtetes,duke ju qënë tepër mirënjohës ju njoftoj se nesër në hapjen e fushatës në Berat ku z.Basha i Republikës së re bën prezantimin e kandidatëve nuk do të jem i pranishëm për arsye personale.
Nesër deri në orë 12 të Natës pres takim me z.Basha për premtimin e pambajtur të tij. Në ditët në vazhdim do ju sqaroj në takime të ngushta me ju.!
Detyrimi im për ju është i pashlyshëm,mirënjohja ështē shumë e thellë dhe e madhe,votat i kam personale mbi 10.000 pasi marreveshjen e kemi bere ju voten une premtimet dhe mbeshtetjen në cdo fatkeqësi e nevojë që dihet nga të gjithë,miliarda leke investime ne infrastrukture,arsim,
KOHA JONË SONDAZH

