Kandidati për deputet i LSI-së: Një ditë oligarkëve do t’ju vijë fundi

Kur kanë mbetur edhe pak kuti nga numërimi në Tiranë, duket se rezultati nuk do të ketë ndryshime, ku PS-ja merr 18 deputetë, LSI 5, dhe PD-ja 11.

Këtë rezultat e ka komentuar kandidati i LSI-së për Tiranën, Klevis Pajana, i cili renditej i gjashti në listë. Në një status në profilin e tij në ‘Facebook’, Pojana thotë se fuqi e oligarkëve që u duk edhe në këto zgjedhje, do të kenë të njëjtin fund siç ndodh përherë.

Po ashtu, Pojana ka falenduar të gjithë që e kanë mbështetur gjatë fushatës, ndërsa siguron se do të vazhdojë të punojë për një forcë politike se LSI-ja, e cila forcë të saj ka rininë. Pojana thekson se ky rezultat ishte i fabrikuar nga paraja e drogës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Statusi i Klevi Pojanës:

Swiss Digital Mobile Reklama

Faleminderit! Për Ju që besuat, punuat, qëndruat dhe sakrifikuat kam nga zemra vetëm falenderime! Qëndruam krah parimeve, moralit dhe vlerave në një fushatë model për një Shqipëri më të mirë! Zotit i lutem për begati dhe mbarësi për Shqipërinë dhe familjet e cdo shqiptari! Beteja për demokraci funksionale do vazhdojë dhe e ardhmja do ti takoj patjetër të rinjve! Ndoshta ishte herët që në këtë vend të votohej lirisht e ndershmërisht pa blerje votash, pa dhunë e pa kërcënime për bukën e gojës! Ndoshta është e vërtetë! Nga cdo mënyrë që shpiku njeriu për të nënshtruar njeriun, litari i bukës doli më i forti!

Krenar për qindra e mijëra të rinjë që i dhanë jetë, grintë dhe krah LSI! Ishit gjeneruesit e fushatës më të bukur të bërë ndonjëherë në Shqipëri! E ardhmja s’do të jetë e zymtë, jam i bindur! E keqja nuk mund të mbizotërojë gjatë mbi të mirën dhe përballë të keqes unë do jem gjithmonë opozitë! LRI do të shkëlqej, ka në të rini të jashtëzakonshme që e duan ktë vend dhe e duan të ardhmen! Mjerë kush mendon se ne perënduam, nesër qielli do të shkëlqej më fort se kurrë e kushdo do mund të ndajë më mirë shapin nga sheqeri!

Oligarkitë kanë jetuar e janë forcuar dhe më parë por gjithmonë kanë pasur të njënjtin fund, humnerën! Dhe dicka për Tiranën dhe njësinë 8 ku punova me shpirt bashkë me një grup të shkëlqyer! I barabartë mes të barabartëve ja dolëm që në Tiranë të ishim siç dhamë fjalën njësia më e mirë për LSI dhe kurrsesi nuk mund të zhgënjehemi nga një rezultat i fabrikuar paraprakisht në zarfe të bardhë mbushura me para nga të zeza! Gjeta mes jush, njerëz me halle shumë, të cilët i kam e do ti kem miq se jeta! Njerëz me virtyte e me zemër të madhe, të cilët duan zgjidhje për varfërinë që u është shtruar në tryezën e vjetëruar e që mban sipër veç një tepsi boshe! Njerëz që u lexon në sy probleme nga më të ndryshmet, të cilët duan dhe meritojnë një shans më shumë e më të mirë për të nesërmen!

Më pritët e më nderuat si djalin tuaj e këtë borxh do jua kthej me shpirt me gjithçka mundem! Të jem zë nga zëri juaj është e do të jetë misioni më fisnik që kam zgjedhur në jetë! Lodhjen, netët pa gjumë, trokitjet derë më derë, dorështrëngimet e sinqerta, punën e pandalshme ne do ta vazhdojmë sepse qëllimi ynë në politikë nuk janë thjeshtë disa numra votash apo mandatesh! Është shumë më shumë se kaq, është përfaqësim, solidaritet, miqësi, ndjesi, vlerë, zhvillim, progres, integrim! E majta, vlerat e së cilës janë gdhendur e gjenden më shumë se kudo tjetër në LSI është barazi sociale, qasje liberale, progres, është mbi çdo gjë tjetër solidaritet! Këtë solidaritet do të punojmë çdo ditë ta implementojmë në shoqërinë shqiptare! Forca jonë e pashtershme buron nga rinia, forcë e jashtëzakonshme, forcë e pandalshme, forcë e pavdekshme! /Gazeta Express/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?