FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kaos me peticionet në PD, kallëzim penal për falsifikimin e firmave

Dega e Partisë Denmokratike në njësinë nr.7 në Tiranë ka përgënjeshtruar pretendimin se anëtarët e saj kanë hedhur firmat mbi një peticion kundër zgjedhjeve në parti.

Madje kësaj radhe emrat që ishin regjistruar në peticion kanë denoncuar konkretisht falsifikimin e firmave.

“Nga 64 “firmetaret”e peticionit:

Swiss Digital Desktop Reklama

·         45 persona nuk jane anetare te PDSH, madje nje pjese e mire prej tyre nuk jane as ne listat e votuesve te Njesise 7.  

Swiss Digital Mobile Reklama

·         5 individe aderojne ne parti te tjera politike dhe kane reaguar ne mediat sociale qe emrat dhe firmat e tyre jane fallsifikuar.  

·         14 individe jane anetare te PDSH, prej te cileve

13 kane konfirmuar qe nuk jane firmetare te ketij peticioni. Madje, jane te shqetesuar qe emrat dhe firmat e tyre jane fallsifikuar ne menyre kaq abuzive nga dashakeqes te Partise Demokratike.

Po rendisim vetem nje pjese te emrave te cilet kane mohuar ne menyre kategorike qe te kene firmosur kete peticion: Liljana Karanxha, Dervish Saraci, Perparim Peposhi, Lulzim Kodra, Bukurije Kusi, Petrit Ponari, Ivi Saliasi, Arben Korance, Everest Muco etj. Etj” thuhet në një njoftim për mediat që ka shpërndarë dega e njësisë nr.7 në Tiranë.

Partia Demokratike Dega 7 Tirane, pasi ka kyer verifikimet vëren se firmat janë falsifikuar dhe dënimi për këtë vepër penale dënohet me deri 4 vite burg.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?