Kaos në Europë, 114 mijë fluturime priten të anulohen

Kjo verë nuk do të jetë e qetë dhe normale, pasi pushimet e korrikut janë në rrezik për miliona europianë.

Grevat, anulimet e minutës së fundit dhe probleme në sistemin e trajtimit të bagazheve, ka krijuar kaos mes radhëve të pafundme, vonesave dhe zemërimit të qindra mijëra njerëzve që udhëtojnë.

Në dy javët e fundit linjat ajrore kanë anuluar 41000 fluturime ajrore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Anulimet do të vazhdojnë dhe duhet të arrijnë në 114 mijë në periudhën korrik, gusht dhe shtator. Probleme të mëdha po prekin Lufthansa dhe filialet e saj Eurowings, Swiss airlines, Brussels airlines dhe Austrian airlines, Ryanair, Easyjet, British Airways.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sindikata të ndryshme kanë thirrur një grevë për datën 17 korrik çka duket se do të sjellë probleme të reja në kontinentin e vjetër. Në javët në vijim, gjërat mund të përkeqësohen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?