Kaso: Biba, debatin teorik ta lejojë në sallën e KQZ-së. Keqardhje se po merret me punë më të mëdha se vetja
Pas reagimit të ashpër të bashkëkryetarit demokrat të komisionit parlamentar të Reformës Zgjedhor Oerd Bylykbashi, lidhur me deklaratat e kreut të KQZ-së Denar Biba i cili deklaroi se PAA nuk ka të drejtë të ankimojë vendimet e KQZ-së për regjistrimin e listave shumë emërore të partive pjesëmarrëse në zgjedhjet e 18 qershorit ka ardhur dhe reagimi i përfaqësuesit ligjot të PD-së në KQZ, Ivi Kaso.
Përmes një komenti në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Kaso shpreh keqardhjen e tij që shumica e anëtarëve të KQZ nuk i reziston dot tundimit për t’u përfshirë politikisht edhe për çështje që nuk janë në komptencën e saj.
“Kjo sepse po të ishte vërtet e interesuar KQZ për një debat teorik mbi Kodin Zgjedhor do t’a inkurajonte e t’a lejonte këtë në mbledhjen e KQZ dhe nuk do nxitonte t’a mbyllte çdo debat me “ankohu në Kolegj””- thekson Kaso.
Reagimi i plotë i përfaqësuesit të PD-së në KQZ Ivi Kaso
Keqardhje që KQZ nuk i reziston dot tundimit, që pa zgjidhur akoma punët e veta të merret me punë më të mëdha se vetja, e të lerë edhe Kolegjin pa punë. Kjo sepse po të ishte vërtet e interesuar KQZ për një debat teorik mbi Kodin Zgjedhor do t’a inkurajonte e t’a lejonte këtë në mbledhjen e KQZ dhe nuk do nxitonte t’a mbyllte çdo debat me “ankohu në Kolegj”.
Së dyti, KQZ duhet të bëjë edhe qëndrime publike, diferencën midis “subjekteve zgjedhore” dhe “subjekteve zgjedhore që rezultojnë në fletën e votimit”. Këtë diferencë shumë të qartë që reflektohet në vendimarrjen e saj duhet t’a bëjë me dije edhe publikisht. Po për këtë duhet lexuar i plotë Kodi Zgjedhor se përveç nenit 63 Kodi ka dhe nen 64 🙂 Konkretisht, subjektet që duan të marrin pjesë në zgjedhje regjistrohen si subjekte zgjedhore jo më vonë se 70 ditë përpara ditës se zgjedhjeve (Neni 64 I K. Zgjedhor), detyrim ky që PAA ka kohë që e ka kryer. Të gjithë subjektet që e përmbushin këtë detyrim marrin statusin e subjektit zgjedhor. Më pas, në rast se këta subjekte zgjedhorë dëshirojnë të figurojnë në fletën e votimit duhet të paraqesin listë shumë emërore kandidatësh brenda afatit të parashikuar ne nenit 67. Por deri në atë moment dhe madje edhe pas tij, edhe nqse s’depozitohet listë subjekti gjithsesi mbetet subjekt zgjedhor. Këtë e thonë qartë si neni 64 ashtu dhe ai 67 në paragrafin e parë të tyre. Po të shkohej me mendjen e KQZ-së, partia politike bëhej subjekt zgjedhor kur paraqiste listë shumë emërore kandidatësh (deri 50 ditë para ditës së zgjedhjeve) ndërkohë që neni 64 i ligjit zgjedhor flet qartë- subjekt bëhesh kur paraqet kërkesën për regjistrim ( deri 70 ditë para ditës së zgjedhjeve).
Unë e kuptoj që nga pikëpamja e KQZ-së vendimarrja e tyre është e pagabueshme dhe perfekte, edhe kur nuk flasin ex cathedra, por fatmirësisht legjislatori ka parashikuar edhe Kolegjin Zgjedhor përveçse vlerësimin nga opinioni publik.

KOHA JONË SONDAZH

