Kastriot Islami: “Vala e III” e pandemisë, Rama i dështuar, mendon vetëm për “mandatin e III”…
Nga Kastriot Islami –
Britania është “mbyllur” për disa javë nga virusi i transformuar. Edhe Gjermania ka marrë “masa strikte” nga rreziku i “mutacionit anglez”… Franca sapo ka filluar të përballet me këtë rrezik dhe ende është e “mbyllur pjesërisht”, po bëhet gati për mbylljen e plotë….Të gjitha këto vënde ndërkohë kanë filluar vaksinimin e popullsisë duke programuar që deri në fund të verës të realizojnë vaksinimin e plotë për të gjithë qytetarët…
Në Shqipëri, qeveria e paaftë dhe e papërgjegjshme, e ka situatën jasht kontrollit, duke menduar vetëm për mandatin e saj të III…Të gjithë me në krye “menaxherin e Surrelit, janë sulur për të vjedhur zgjedhjet dhe as që duan tja dinë për shëndetin dhe jetën e qytetarëve…
Në 4 dhjetor Shqipëria kishte arritur majën e valës së II me 3397 shtrime mesatare javore ne spitalet COVID… Kjo valë e II kishte nisur që nga java e parë e muajit shtator 2020 për të arritur gradualisht “majën” në 4 dhjetor 2020…Fatmirësisht nga 4 dhjetori 2020 deri në 13 janar 2021, për 5 javë, vlera mesatare e shtrimeve në spitalet COVID u zvoglua nga 3397 në 1856 pra me mbi 1,8 herë…U duk sikur vala e II e pandemisë po mbyllej… E gjitha kjo ndodhi jo për meritë të qeverisë, por për shumë arsye të tjera…
Ndërkohë që nisi të përhapej “mutacioni anglez” në Europë dhe të gjithë vëndet rritën në maksimum masat mbrojësë, testimet dhe nisën me shpejtësi vaksinimet e programuara, shqiptarët e abandonuar nga qeveria, duket se gjënden përballë një valë të tretë të pandemisë; këtë rradhë të shkaktuar mesa duket nga përhapja e “mutacionit anglez…”. Por mbi të gjitha nga papërgjegjshmëria e qeverisë që pasi ka dështuar në të gjithë sektorët, përfshi edhe menaxhemin e pandemisë, e ka mëndjen vetëm te vjedhja e një mandati të III…
Nga 13 janari 2021, deri më 21 janar 2021, pra përgjatë 10 ditëve, vihet re një rritje e vlerës mesatare javore të shtrimeve në spitalet COVID… Konkretisht në datën 21 janar 2021, numri i shtrimeve mesatare në siptalet COVID është 1961, pra mbi 100 shtrime më shumë se në 13 janar 2021, pra një rritje me rreth 6 përqind…
Të dhënat janë një “mesazh alarmi” sepse nëse kjo tendencë vazhdon, vëndi mund të gjëndet, për shkak edhe të mutacionit anglez”, por jo vetëm, përballë një “vale të III” të pandemisë, ndërkohë që vaksinimi duket shumë larg… Kjo do të “përmbyste” spitalet; dhe më e rënda do të ishte rritja e numrit të vdekjeve…
Pra shqiptarët gjënden para një “vale të III” të pandemisë kurse Rama mendon për mandatin e III të karrikes së tij…
Syri.net
22 janar 2021
KOHA JONË SONDAZH

