FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Katër emrat e dyshimtë në listën e PD, pse po i heton prokuroria”

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar në emisionin “Të PaEkpozuarit” në News24 se prokuroria ka nisur hetim për 4 prej kandidatëve të Partisë Demokratike në listat për deputetë.

Ata janë, Sait Fishta i pari në listën e Shkodrës, Robert Bano, kandidat në Tiranë, Fatos Hoxha në qarkun e Kukësit dhe Shkëlqim Murati në Fier.

Hoxha gjithashtu tha se prokuroria po heton edhe emra të kandidatëve të partive të tjera, shkruan BalkanWeb.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Prokuroria ka nisur një hetim ndaj 4 kandidatëve të listuar nga PD. Prokuroria ka kërkuar informacione për ta. Prokuroria ka kërkuar nga Interpoli , biznesmeni Sait Fishta, i pari në listën e Shkodrës, edhe për Robert Bano, kanditat në Tiranë, Fatos Hoxha në qarkun e Kukësit është tërhequr, dhe nuk ka pranuar ta vazhdojë garë, tjetri Shkëlqim Murati po i kësaj partie në Fier.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prokuroria heton edhe emrat të partive të tjera. Fenomen tjetër, nuk kemi persona me ngarkesa të rënda penale, por është gjetur element tjetër, dhe kemi thënë që po tentohet të futen të afërm të rrethit familjar të personave që përfaqësojë pozicione të rëndësishme në botën e krimit,” tha Hoxha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?