Kavajë, 28-vjetori i protestës së parë antikomuniste: Ky popull si bishti i qenit…
Nga Kavaja e vogël, në vitin 1990 nisi protesta e parë antikomuniste, për të thyer prangat e një regjimi që u përmbys nga protesta e studentëve të Dhjetorit.
Ditën e djeshme një grup ish-të dënuarish politikë të komunizmit nga qyteti i Kavajës, zhvilluan një protesë para Kuvendit të Shqipërisë. Siç rikujtojnë protagonistët dhe pjesëmarrësit e asaj proteste, protetsa e parë antikomuniste u zhvillua para stadiumit të qytetit në marsin e vitit 1990.
”Politika 28 vjeçarre bën sikur nuk dëgjon. Zgjodhëm Tiranën për protestën meqënëse këtu është përqëndruar politika. Politika vazhdon e njëjtë. Mugonë liria e fjalës njësoj si atëherë. U kam thënë shumë njerëzve të vijnë të flasin, por kanë frikë. Ky popull ka për të vuajtur gjithmonë si bishti i qenit si thoshte Mirush Kabashi. Siç ishte partia e Enver Hoxhës me zemrën e gjerë, edhe këto partitë kanë zemrën e gjerë. Ndaj ka për të vuajtur gjithmonë ky popull”,-u shpreh një prej përfaqësuesve të ish-të përndjekurve Kavajas.
KOHA JONË SONDAZH

