“Ke një drejtor që ka kthyer spitalin në bordello”, Rama-komentuesit: Ke rrëshqitje të…
Kryeministri, Edi Rama vijon të jetë aktiv në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit e tij të gjitha aktivitetet politike si dhe njoftimet e ndryshme. Në një status në ‘Facebook’ Rama renditi arritjet e qeverisë në mandatin e parë si dhe objektivat për mandatin e dytë.
Edhe këtë status qytetarët e kanë shfrytëzuar për pyetje dhe problematika që i shqetësojnë. Një komentues i shkruan atij se një drejtor i një spitali psikiatrik në Vlorë e ka kthyer spitalin në bordello, por replika e Ramës ka qenë e ashpër. Ai i shkruan qytetarit ka një rrëshqitje të lehte të zonës së trurit ku formulon mendimet.
Komentuesi: Ke një Kujtim Llapi drejtor te psikiatria ne Vlore qe e ka bere bordello!!Vidh leke edhe mere brekët e punonjëseve qe ka punësuar vete!!na tregon reformat ti! Po te shkosh ndonjë dite te psikiatria ne Vlore kujdes se do te hidhen kalamajtë e Kujtimit kokes!!
Replika e Ramës: Mbase ti nuk duhet te shkosh tek psikiatria, po një vëmendje te veçante ndaj te nxehtit duhet ta kesh dhe mos e ekspozosh shume kokën ne diell, sepse nga mënyra si shprehesh ke një rrëshqitje te lehte te zonës se trurit ku formulon mendimet?
KOHA JONË SONDAZH

