FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

KE shpall të mërkurën vendet e sigurta të origjinës, Shqipëria dhe Kosova në listë

Komisioni Europian pritet të zyrtarizojë të mërkurën listën me shtete që konsiderohen si vende të sigurta të origjinës.

Siç raporton gazeta gjermane “Fraknfurter Allgemeine Zeitung”, do të jetë KE dhe jo Gjermania që do të shpallë shtete që konsiderohen si vende të sigurta të origjinës.

Mes tyre është e sigurt prania e Shqipërisë dhe Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo do të thotë që azilkërkuesit shqiptarë në Gjermani nuk do të kenë të drejtën për të kërkuar azil dhe shumë shpejt pritet të nisë deportimi i tyre në masë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lista do jetë e detyrueshme për vendet e BE, çka do e shpëtojë Gjermaninë nga debati politik.

Sa i përket përfimitimit të azilit për qytetarët shqiptarë, shifra e përfituesve në raport me kërkesat shkon deri në 7.4 përqind pasi në vendin tonë ka raste të izoluara të gjakmarrjes, dhunës në familje dhe diskriminimit të minorancave.

Më e lartë është kuota e suksesit për turqit, që shkon deri në 23.1 përqind e aplikimeve për azil.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?