Kejdi Mehmetaj: HaxhiQamilizëm qeveritar

Deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj ka reaguar për çështjen e financimit për rikonstruksionin e disa godinave në Qytetin Studenti në Tiranë, si pjesë e marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane.

Në një postim në Facebook, Mehmetaj thotë se qeveria po tregon mungesë përgjegjshmëria dhe po përpiqet të fshehë çfarë bëhet aktualisht me pjesën e parë të fondeve prej 4.5 milion eurosh.

Statusi i Kejdi Mehmetaj:

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot, në Komisionin Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik u diskutua ratifikimi i marrëveshjes ndërmjet qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane për rehabilitimin e 5 godinave në Qytetin Studenti (faza e dytë e projektit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Faza e parë është miratuar rreth një vit më parë), investim që arrin shifrën 6.5 milionë euro. Falenderoj qeverinë gjermane ka vendosur të bëjë një financim të kësaj natyre për të përmirësuar cilësinë e jetesës së studentëve shqiptarë. Me dëshpërim, po ju tregoj më poshtë jo thjesht mungesën e përgjegjshmërisë nga ana e qeverisë shqiptare, por edhe si ministri të ndryshme nuk e dinë nëse ky financim është grant apo kredi.

Se si përpiqen të na fshehin çfarë bëhet aktualisht me pjesën e parë të fondeve prej 4.5 milionë eurosh, që po sipas informacionit të ardhur nga qeveria është alokuar rreth një vit më parë. Si nuk dinë të ndajnë konceptin Qytet Studenti nga Kampus Universitar dhe si janë të pazotë të na tregojnë me transparencë projektin ku janë bazuar për të kërkuar këto fonde.

Në diskutimet e bëra në komision qartazi gjenden momentet kur përfaqësuesit e ministrive të ndryshme përpiqen të qartësojnë njëri-tjetrin duke harruar që këtë punë duhet ta kishin bërë shumë kohë më parë.

Kesaj i thonë #HaxhiQamilizëm qeveritar!

Bashkangjitur janë shkëputur pjesë nga marrëveshja dhe relacionet e ministrive të ndryshme.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?