Këngëtarja me famë ndërkombëtare vlerëson Kryemadhin: Gra si Monika bëjnë ndryshimin
Bebe Rexha, këngëtarja me famë ndërkombëtare, ka bërë një dedikim special për kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.
Në rrjetin social Instagram, Bebe Rexha shkruan se Monika Kryemadhi është një frymëzim për të gjitha gratë. “Gra si kjo bëjnë ndryshimin dhe janë frymëzim për të tjerat”, shprehet Bebe Rexha.
“Ka ende miliona gra nëpër botë të cilat janë të shtypura dhe janë gra si kjo që po sjellin ndryshimin! Kjo grua është e fortë. Ajo është një nënë. Ajo është nje grua. Është një motër. Ajo është e para grua në drejtimin e një partie politike në Shqipëri. Ajo ka thyer barrierat dhe i ka dhënë jo vetëm grave shqiptare, por edhe grave të tjera nëpër botë si puna ime kurajon për të ndjekur ëndrrat! Duke u rritur më është thënë të flas vetëm kur më drejtohen, tani unë flas e shprehem sa herë kam diçka për të thënë. Faleminderit Monika Kryemadhi që nuk pranon barrierat! #NgrijeZërin #FuqizimGruas”,- shprehet Bebe Rexha, në një koment në Instagram që e shoqëron me foton e kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.
Bebe Rexha, me origjinë shqiptare, është një ylli i muzikës në SHBA dhe në Botë.
KOHA JONË SONDAZH

