FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kërcënohet Edmond Panariti

Ish-ministri i Bujqësisë dhe deputeti i LSI-së, Edmond Panariti është kërcënuar pas denoncimit që bëri disa ditë më parë, për peshkarexhat që lëvizin pa GPS.

Fakti është bërë publik nga kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, në një intervistë dhënë në  emisionin “Arena” në “Ora News”.

Gjatë bisedës me gazetarët, Kryemadhi zbuloi se ish-ministri ka marrë një telefonatë kërcënuese. Kryetarja e LSI nuk ka dhënë detaje me emra se kush ishin kërcënuesit, por shtoi se kjo është klima e qeverisë aktuale që kërcënon edhe njerëz me imunitet dhe jo më qytetarët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?