“Kërcënon Metën”, Maliqi: Rama si gjenerali i ushtrisë së vdekur

Mesazhi i kryeministrit Edi Rama, se Presidenti Ilir Meta nuk e ka më vendin në zyrën e Kreut të Shtetit, ka ngjallë reagime të menjëhershme. Deputeti i cili mori mandatin nga PD-ja, Lefter Maliqi, thotë se Rama është gjeneral i ushtrisë së vdekur. Përmes një postimi në facebook, Maliqi thotë se socialistët duan një kalorës të ri, pasi sipas tij, Rama i ka zhgënjyer.

Postimi i plotë

Rama kercënon Presidentin ske vend me ne ate zyre. Te dashur miq se shpejti do shihni në Ertv filmin Gjeneral i ushtrisë së vdekur. Haha Rama-President, Rama-Kryeprokuror, Rama-Kryepolic, Rama-Kryetar Kqz-je, Rama-Krye aktor, kryepiktor haha Luli, Monika ikni se Rama-Kryeopozitar haha skeni pare asgje Rama Lideri Global e di se eshte Zoti. Mbaje veten kalores se ushtria e Rilindjes te do te forte, socialistet duan kalores tjeter se i ke zhgenjyer. Mos u dorëzo Kalores ec perpara se po e ndjekim deri ne fund filmin tend Gjeneral i ushtrisë vdekur, do shohim pjesen e dyte Taulanti kërkon një moter, kurse ti Kalores bënë mirë të shohësh dy filma nëndetsja 105 dhe mqse je tre hapa para si kalores shiko dhe filmin vdekja e kalit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?