FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kërkesa e fortë e Bashës ndaj Ramës: Shkarko Ruçin e Xhafën, janë peceta për….

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në fjalën e tij të parë nga foltorja e Kuvendit për këtë legjislaturë parlamentare, ka bërë një bilanc për qeverinë “Rama 1”.

E ndërsa i ka kërkuar kryeministrit të shkarkoj Gramoz Ruçit nga posti i kryetarit të Kuvendit, dhe Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm. Më tej ai është shprehur se dy ministra të kabinetit qeveritar janë “dy garuzhdet e korrupsionit, ndërsa disa të tjerë “janë si peceta për të fshirë faqet”.

“Duhet ta shkarkosh Gramoz Ruçin. Po kështu edhe Fatmir Xhafën për lidhjet e tij me krimin. Duhet të shkarkosh shefat e policisë që kanë favorizuar krimin, me në krye Tahirin. Duhet të largosh kryetarët e bashkive të lidhur me krimin. I bën dot ti këto? Ndryshe çfarë ka ndryshuar nga zgjedhjet e 25 qershorit, asgjë. Avazi i vjetër, vazhdon me tepsi të re. Me dy garuzhdet e tua, Ahmetajn dhe Gjiknurin, dhe ministrat e tjerë që janë si peceta për të fshirë faqet”, tha Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?