Kërkesa e Prokurorisë për Tahirin, Ruçi: Mbledhja shtyhet për të shtunën në 10:00
Avokati i Saimir Tahirit, ka kërkuar kohë dreri të hënën për të përgatitur mbrojtjen në mënyrë të argumentuar. Kjo kërkesë shkaktoi debate në Këshill nga anëtarët e opozitës, por si përfundim mbledhja u shty për të shtunën në orën 10:00.
Alibeaj: Sot ne nuk po vendosim t’i hedhim prangat dikujt, por po vendosim për t’i dhënën udhë procedurave që organi i akuzës do të çojë përpara, ja ky është momenti edhe për të treguar çështjen e madhe të pandëshkueshmërisë. Nuk ka asnjë element të ri të nxjerrë befas nga ana e prokurorisë.
Çuçi: Unë nuk do ta zgjasja gjithë këtë farsë të prokurorisë, por këtu jemi për të zbatuar procedurat. Nëse deputeti i cili akuzohet për një krim shumë të rënda dhe prokuroria ka ardhur për të marrë autorizimin, por ka ardhur për ta arrestuar nuk i lihet e drejta që të mbrothet kjo është në turp i këtij parlamenti. Përsa i përket shpejtësisë, besoj se kjo është hera e parë që veprohet me këtë shpejtësi. Në duhet të dëgjojmë deri në fund personin që është akuzuar kështu që unë jam plotësisht dakord që ne t’i lemë afat mbrojtjes që të shprehet.
Halimi: Në 2007 -ën Basha ka kërkuar vetë që t’i hiqet imuniteti. Në 2007-ën prokuroria nuk ka kërkuar arrestimin e Bashës. Në 2007-ën Basha nuk akuzohej për trafik ndërkombëtar droge, sot kjo është situata, krejt e ndryshme nga ajo e 2007 -ës. Për ne është shumë e qartë, të pestë deputetet e opozitës, provat e prokurorisë janë tërësisht të pranueshme për të pranuar kërkesën e prokurorisë. Për ne, provat e prokurorisë janë të mjaftueshme.
Naço: Kemi një kërkesë nga mbrojta për ta shtyrë me tre ditë, sigurisht ne do të pyesin organin e akuzës nëse u dëmtohet hetimi.
Ruçi: Ju lutem, Këshilli i Rregullores i nënshtrohet rregullores së parlamentit dhe nuk mund të vijë asnjë organ tjetër këtu dhe t’i thotë këshillit që ju bëjeni sot se më duhet sot mua. Nëse ka argumente për ta ndaluar dhe kushte për ta ndaluar Tahirin dhe e kishte ndaluar dhe ne rregullorja na detyron brenda 4 ditësh duhet të shprehet ose jo.
Alibeaj: Të gjithë kërkuam proces të rregullt, sa kohë i jepet njërës palë t’i jepet dhe tjetrës. Tani ka një kërkesë që kërkohet shtyrja, ju thoni se nuk kemi ngut, jo, jo kemi ngut ne, sepse është vetë kërkesa e Prokurorisë e tillë. Sepse ne i pyetëm keni frikë se mund të prishen provat, keni frikë se mund të ikë? Thanë po. Tani ca kërkojmë ne? Që të shkojnë misionarët në Itali të prishin provat?
Naço: Për të dëgjuar të dyja palët dhe për t’u bindur do të dëgjoja edhe palën e Prokurorisë.
Hajdarmataj: Unë mendoj se ne e kemi paraqitur kërkesën dhe kemi parashtruar të gjitha argumentet, qoftë me provat dhe faktet dhe arsyet, pse kërkojmë ne një autorizim sot. Ne nuk e kemi se cili mund të jetë vendimi dhe mendimi juaj.
Ruçi: Duke dëgjuar kërkesën dhe arsyetimin e Prokurorisë, edhe këshillin e rregullores, vlerësoj se është absolutisht e domosdoshme marrja në konsideratë një vendim. E hëna është vonë, nesër në orën 10:00 mbledhje e Këshillit të Rregullores…Kur fillon dhe mbaron mbledhja në çdo Komision e përcakton kryetari i Komisionit dhe e dyta e më kryesorja është se në të gjitha rastet nuk është mbyllur me një mbledhje këshilli. Ka qenë vetëm një rast, rasti që deputeti ishte i ndaluar. Ndërsa të gjitha rastet e tjera, duke e nisur me Bashën, ka zgjatur 60 ditë. Nesër në ora 10 jeni të ftuar të vini këtu.
KOHA JONË SONDAZH

