“Kërkesë në kuvend për mediat/ Kreu i unionit të gazetarëve: 6120 punonjës të shtypit, të rrezikuar

Unioni i gazetarëve të Shqipërisë do ti kërkojë zyrtarisht komisionit të medias në kuvend që të ndërhyjë në mënyrë që qeveria të përfshijë në paketën e ndihmës edhe mediat. Janë 6120 punonjës të medias në Shqipëri me rreth 15 mijë familjarë.

Pyetja: Zoti Cipa, si paraqitet gjendja e mediave, në këtë situatë, që dihet kur nisi, por nuk dihet kur mbaron?
”Gjendja paraqitet e vështirë për 6120 punonjësit e medias dhe rreth 15 mijë familjarët e tyre”.

Pyetje: Sa të papunë parashikohet të dalin nga kjo situatë?
”Ne i kemi kërkuar qeverisë të na përfshijë në skemën e ndihmës, por kanë rënë në vesh të shurdhër. Planin tonë për daljen nga kriza do ta paraqesim në Komisionin e Medias”.
Ne nuk kërkojmë lëmoshë, por suport financiar, siç parashikohet për nëpunësinë në Shqipëri dhe siç veprohet në Itali, Gjermani e Francë me median.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?