Kërpaçi, Ramës: Merre këtë biletë nga Rinia dhe mos u kthe më kurrë!

Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi deklaron se protestat e të rinjve para Kryeministrisë do të vijojnë çdo ditë. Në një koment në Facebook, Kërpaçi e cilëson përplasjen e sotme të të rinjve të LRI dhe FRPD, para Kryeministrisë, si shenjë e frikës që ka kryeministri, Edi Rama.

Postimi i Kryetares së LRI dhe deputetes së LSI, Floida Kërpaçi:

“Sa shumë frikë ka Edi Rama nga të rinjtë! Të rinjtë sot protestuan paqësisht duke i çuar kryeministrit një mesazh të qartë, biletën pa kthim për të ikur dhe mos u kthyer më kurrë në Shqipëri! Të rinjtë do të vazhdoj në protestat deri në largimin e Edi Ramës! Të çohemi dhe të protestojmë të gjithë deri ne largimin e tij, të sensibilizojmë çdo qytetar që ta refuzojmë së bashku këtë kryeministër anti-Shqiptar!

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur ky ka frikë nga të rinjtë, ngritja e të gjithë popullit do të sillte rrëzimin dhe shpëtimin e Shqipërisë njëherë e përgjithmonë! Merre këtë biletë nga Rinia, dhe mos u kthe më kurrë!

Swiss Digital Mobile Reklama

Përgjegjës për varfërinë, për papunësinë, depresionin social dhe humbjen e shpresës.  Ikja e tij do shembi sistemin kriminal të drogës, korrupsionit, padrejtësisë e pabarazisë.

Ikja e tij, nevojë jetike për të ardhmen Europiane të vendit! ASKUSH NUK I NDAL TË RINJTË PËR TË PROTESTUAR!

Nesër në 18.30 te Ministria e Brendshme.

#RINIAPROTESTON!”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?