FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kisha e Dhërmiut, Shkreli: Greqia tenton fshirjen e historisë shqiptare

Këshilltari i kryeministrit,Artan Shkreli në një prononcim për A1 Report ka akuzuar segmente të Athinës zyrtare dhe klerit grek për ndërhyrjen arkitekturore të kishës Shën Thanasi në Dhërmi.

“Është shumë i çuditshëm reagimi i Athinës zyrtare, që të lë me gojë hapur. Kjo ndërhyrje në punët e brendshme të një vendi. Ata kërkojnë të zhdukin me çdo kusht trashgimin e një vendi, e një kulture. Ajo ka qenë kisha e Shën Thanasit. Shqiptarët duan ta ndërojnë atë varr që ai të jetë një altar i kulturës dhe vlerave shqipe”,  tha Shkreli.

Më tej ai shton se kisha ka qenë monument kulture gjatë gjithë kohës. Ai tha se kisha gjithmonë ka qenë gjithmonë monument kulture dhe mbi muret ekzistuese të saj është hedhur një soletë betoni, duke ndërtuar kishë mbi kishë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ky vend nuk mund të ndërtohet pa leje dhe nuk mund të degradohet. Kisha ka qenë monument Kulture gjatë gjithë kohës. Kisha gjithmonë ka qenë modeste. Mbi muret ekzistuese është hedhur një soletë betoni, e theksoj mbi muret ekzistuese. Pra kemi një kishë mbi kishë. Nuk ka asnjë vendim ministrorë që e ka hequr këtë kishë nga monumentet e kulturës. Kjo ka hyrë në vlerat historike dhe kurrsesi nuk mund të hiqen këto objekte’,  tha Shkreli.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?