FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kjo është qesharake, por edhe e turpshme: Infermierët e QSUT detyrohen të vishen mavi

Është pak të thuash qesharake ajo që ndodh keto ditë fushate ku politika po kerkon të kapë çfarë të mundet për të mbajtur pushtetin. Rastin më konkret se si Shqiperia është katandisur në një vend palaçosh është QSUT, ku nga një foto e bërë në mjediset e spitalit vërehet se infermieret e Pedriatisë në QSUT nuk mbajnë më veshur uniformën e bardhe të personelit mjekesor, por janë detyruar të mbathin bluzat me stampime “Teletubbies” dhe pantallonat ngjyrë mavi qe përkojnë me ngjyrën e Rilindjes. Një risi e re në shëndetësi, apo “mesazh i fshehtë” i fushatës, gjykojeni si të doni, por duket qesharake për këtë profesion kjo lloj uniforme.

Kjo nuk është hera e parë e mungesës së seriozitetit në pajisjen me uniforma të personelit në QSUT. Kohë më parë personeli mjekësor u detyrua me pahir të vishte pantallona ngjyrë portokalli, ndërsa tani mavi dy ngjyrat e preferuara të Rilindjes në pushtet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?