Koalicion PD-PS? Boçi:Vetëm për interesa madhore të vendit

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi në një intervistë për emisionin “45 minuta” të gazetarit Denis Minga në Report Tv u shpreh se koalicioni PD-PS është hipotetik dhe i pamenduar dhe që mund të ndodhë vetëm për çështje të mëdha kombëtare.

Ai tha se Partia Demokatike po garon në zgjedhje me program e ide për të shembur “Republikën e Vjetër”, larg qëllimeve të një koalicioni me të majtën.

“Çështja është hipotezë dhe hipotezat janë si ëndrrat, janë idilike por janë larg të vërtetës. Ka disa që e kërkojnë këtë koalicion. Fjalë të tilla do qarkullojnë, ky koalicion është më i pamenduari. Mund të jetë koalicion për çështje të mëdha kombëtare por mund t’i humbasë shijen politikës. Ne jemi në betejë e garë, do shembin “Republikën e Vjetër” për të ndërtuar “Republikën e Re” nuk kemi qëllim koalicion me PS”, u shpreh Boçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në maj PD do të votojë Komisionet e Vettingut
Deputeti demokrat deklaroi se kjo parti është e vendosur që brenda maujit maj të vijojë rrugën e Vettingut duke votuar 2 komisionet.

Swiss Digital Mobile Reklama

“PD e vendosur për të realizuar Vettingun. Në maj PD do të votojë Vettingun. Komisionet e Vettingut ngrihen në maj”, tha Boçi.

/shqiptarja.com/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?