Koço Danaj, pyetje publike akademikëve: A jini dakord me Platformën e Bashkimit të Trojeve Shqiptare?
Politologu dhe ideatori i Listës për Shqipërinë Natyrale, Koço Danaj, ka shtruar një pyetje publike për anëtarët e Akademisë së Shkencave. Në një reagim për debatin mbi reformimin e akademisë, ai u kërkon anëtarëve të saj që të shprehen publikisht nëse “janë dakord me Platformën e Bashkimit të Trojeve Shqiptare të hartuar nga ju ne vitin 1998?”.
Qëndrimi i plotë i Koço Danaj:
“Më lindi kjo pyetje këto ditë që është hapur një debat i madh për reformimin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Pyetja ju drejtohet si atyre që i konsiderojne konservatore dhe atyre qe kondiderohen reformatore.
Thuhet dhe çfarë nuk thuhet. Por deri tani nuk preket thelbi i nje Akademie Shkencash, trungu i saj.
Flisni per Trungun. Lerini deget.
Jini apo jo dakord me Platformen e Bashkimit Kombetar qe e kini hartuar Ju apo shoket tuaj qe kane vdekur.
Kësaj pyetje duhet ti përgjigjeni të gjithë, që nga Myzafer Korkuti e deri tek Artan Fuga.
Po nuk u përgjigjet, askush prej jush nuk lufton për reformim, por vetëm për pushtet.
Dhe pas jush të flasin politikanët. Dhe për ata shmangia nga kjo përgjigje është maskaradë dhe asgjë tjetër”.
KOHA JONË SONDAZH

