FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Koço Kokëdhima: Zhbërja e Shqipërisë

Kreu i Partisë Zgjidhja Koço Kokëdhima ka përcjellë këtë mbrëmje disa shifra që tregojnë sesa shqiptarë janë larguar nga vendi përgjatë dekadave të fundit. Kokëdhima shkruan se ky nuk është thjesht një grafik, por realiteti tragjik i Shqipërisë, ku qytetet janë braktisur, rrudhur apo tkurur për shkak të politikave të gabuara të partive politike.

Statusi i Kokëdhimës

Nuk është thjesht një grafik. Është realiteti tragjik i Shqipërisë, zhbërja e saj. Sipas INSTAT-it, tri dekada pas vitit 1990, rajone të tëra janë braktisur e përgjysmuar prej shqiptarëve që u detyruan të kërkojnë të ardhmen jashtë vendit. Qarku i Gjirokastrës ka sot vetëm 41.1 për qind e popullsisë së regjistruar në gjendjen civile, ai i Vlorës vetëm 49 për qind, Berati, Lezha dhe Fieri kanë 50-60 për qind etj, etj.
Kjo është Shqipëria e zbrazur, e tkurrur dhe e rrudhur nga qeveritë e partive të vjetra. Dhe do të bëhet edhe më keq, derisa në pushtet të jetë elita e korruptuar politike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?