FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kodheli në fjalimin e fundit si ministre: Falenderoj Ramën dhe Metën

Mimi Kodheli mbajti sot fjalën e fundit para ushtarakëve e ushatareve të Forcave të Armatosura si ministre e Mbrojtjes. Kodheli foli gjatë ceremonisë së marrjes së detyrës nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral Bardhyl Kollçaku.

Në fjalën e saj, Kodheli bëri një përmbledhje të punës së bërë në Ministrinë e Mbrojtjes në këto 4 vite, si dhe shprehu falënderime për të gjithë bashkëpunëtorët e saj. Fjala u mbajt në ceremoninë e marrjes së detyrës së Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura nga Gjeneral Bardhyl Kollçaku.

Në mandatin e dytë të qeverisë së kryeministrit Edi Rama postin e ministres së Mbrojtjes do ta marrë Olta Xhaçka.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Falenderoj kryeministrin Rama dhe presidentin Meta për gadishmërinë e treguar për dekretimin e gjeneral Kollçakut. Normaliteti i Republikës së Shqipërisë, duhet të jetë dhe fatmirësisht është sot mbi dëshirat personale. Sot po tregojmë se ky vend është normal, i rregullt, dinjitoz dhe aleat i strukturës më të rëndësishme ushtarake, NATO. Kjo është hera e fundit që marr pjesë një një aktivitet të tillë të zgjeruar në cilësinë e ministres së Mbrojtjes”,-tha ndër të tjera Kodheli.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?