Kodheli: Në shërbim të banorëve pa dallim partiak

Në vazhdën e dëgjesave publike deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste për qarkun e Kukësit Mimi Kodheli dhe ish-kandidatja tjetër, Valbona Doçi u ndalën në njësinë administrative Tropojë të bashkisë Bajram Curri.

Kërkesat e banorëve të kësaj njësisë administrative ishin të shumta, ashtu si edhe koha që iu kushtua atyre. Një nga problemet kryesore të renditura nga banorët ka qenë riparimi i ujësjellësve, të cilët sipas banorëve janë ndërtuar që në kohën e komunizmit. Jo më pak problematik sipas banorëve mbetet pastrimi i kanalizimeve, ndërtimi i rrugëve si dhe ndërtimi i urave lidhëse.

Ashtu si edhe në njësitë e tjera administrative, edhe këtyre banorëve iu dha mundësia të shprehen për problemet e tyre, jo vetëm të përbashkëta, por edhe ato familjare e personale, ku shqetësimet e tyre lidheshin me shpronësimet, punësimin sipas sistemit të meritës etj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasi dëgjoi me vëmendje të gjitha hallet dhe shqetësimet e banorëve, zonja Kodheli u premtoi atyre se shumë shpejt do të kenë mundësinë të kryejnë pelegrinazhin në Tyrben e Shkëlzenit, një kërkesë e hershme e besimtarëve të kësaj zone.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ashtu zonja Kodheli premtoi se do të punojë pa dallime partiake dhe se do të bëjë më të mirën për banorët e Tropojës, problemet e të cilëve siç u shpreh ajo, do të jenë pjesë e një liste prioritetesh.

“Nuk është nevoja fare, fare që të çoheni dhe të thonë jeni majtas apo djathtas. Unë nuk kam nevojë ta dëgjoj këtë gjë nga ju. Nuk keni për të më parë dhe nuk keni për të më dëgjuar që të them se këtë rrugën e bëj këtu se është votuar ashtu apo apo këtë rrugën e bëj atje se është votuar ashtu. Në qoftë se jam përfaqësues i këtij komuniteti do të bëj maksimumin tim, maksimumin e maksimumit në ekstrem të fuqive të mia fizike, mendore dhe të pushtetit për të bërë gjëra në këtë vend. Si ato që nuk janë bërë dhe duheshin bërë si dhe ato që duhen bërë dhe do t’i bëjmë bashkërisht. Do vëmë një listë prioritetesh. Ne rrugën do ta bëjmë, pavarësisht se kush ka ndërhyrë dhe si ka ndërhyrë. Unë do mundohem maksimalisht që ditën që ju keni pelegrinazhin, ajo rrugë të jetë e aksesueshme deri aty ku ju keni nevojë”- përfundoi fjalën e saj znj. Kodheli.

Puna për hapjen e rrugës që të çon të Tyrbja e Shkëlzenit ka filluar dhe shumë shpejt pritet të jetë e kalueshme dhe në shërbim të besimtarëve që frekuentojnë atë vend të shenjtë, ndërkohë që turi i dëgjesave të zonjës Kodheli po vijon edhe në njësitë e tjera administrative të Bajram Currit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?