Kodheli: Respekt e mirënjohje për ata që sakrifikuan për çlirimin

“Për pesë vite të gjata, Shqipëria ishte futur në një hije të zymtë të pushtimit të huaj dhe Evropa po ashtu, vuante nga skllavëria. Kombe të lira ishin nënshtruar, miliona njerëz vuanin dhe shqiptarët 70 vjet më parë finalizuan një përpjekje heroike kundër tiranisë me përpjekje të pa parë më parë në historinë e Shqipërisë”, tha ajo.
Duke shtuar se “fituam një luftë kundër një ushtrie më të fortë në botë dhe me armatimin më modern të asaj kohe dhe kjo falë sakrificës sublime të djemve dhe vajzave të këtij vendi, që vunë idealin për Atdheun përpara jetës së tyre.
“Partizanë, nacionalistë e legalistë, me ndihmen e aletëve tanë të natyrshëm britanike e amerikane, e bënë Shqipërinë të vetmin vend në Evropën Lindore që u çlirua pa ndihmën e ushtrisë së kuqe”, tha gjithashtu Kodheli.