“Koha e reklamës, s’duhet të çuditemi nga mediokritetet e vendit”, Vasili “thumbon” me thënien e Konicës

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, aktualisht kryetar i grupit parlamentar të kësaj force ka risjellë në faqen e tij të ‘Facebook’-ut disa fragmente të shkëputura nga një shkrimet e Faik Konicës.

Por natyrshëm lind pyetje se kë po thumbon Vasili me këtë shprehje, ku thuhet se koha kur rrojmë është koha e reklamës.

Prej kohësh Vasili ka mbajtur një qëndrim kritikues për kryeministrin Edi Rama, ndërsa nuk kursen as akuzat në drejtim të tij, ndonëse për 4 vite ishin në bashkëqeverisje.

Swiss Digital Desktop Reklama

MESAZHI I VASILIT

Swiss Digital Mobile Reklama

Faik Konica, Albania 1, 1909:

“Koha kur rrojmë është koha e reklamës, dhe nuk duhet të çuditemi kur shohim mediokritetet e vëndit t’onë të hidhen përpara, dhe përpara, dhe përpara, duke mos bërë vënt përveç për shokë në shkallë (të caktuar) mëndore të tyre.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?