FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Koha nuk e zbeh fare mungesen tënde dhe respektin për ty!

Nga Mentor Kikia

Koha nuk e zbeh fare mungesen tënde dhe respektin për ty!
Të rrallë janë ata njerëz që në përvjetorin e ikjes fizike nga kjo botë, kujtohen rregullisht si Fatos Baxhaku. Jo sepse Tosi kishte thjesht shumë miq, por sepse kushdo që e njihte Tosin krijoi për të dashurinë dhe respektin më të madh.
Unë kam patur fatin ta kisha jo thjeshtë eprorin tim të parë në gazetari, por mësuesin tim. Dhe jo vetëm në profesion, por edhe në mirësinë njerëzore që ai rrezatonte me gjithkënd. Edhe me mosmirënjohësit, që i përmbysnin kupën ku ai u kishte dhënë për të ngrënë, sërish, me atë qetësinë e tij të paimagjinueshme, thoshte: S’ka gjë…
Ishte ndër të paktët që mbeti gazetar deri ditën që iku!
Është ndër të paktët që hodhi në libra përvojën e tij, për t’i shërbyer studentëve në të ardhmen!
Tos na mungon!
Koha nuk e zbeh fare mungesën, dashurinë dhe respektin për ty..

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?