FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kokëdhima denoncon: Asnjë projekt në samitin e Triestes, qeveri tutkune!

Kryetari i partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima, u shpreh pesimist për përfitimet e Shqipërisë nga Samiti i Triestes që nisi sot punimet në Itali. Në një postim në twitter, Kokëdhima u shpreh: “Sot në samitin e Triestes, Shqipëria nuk paraqet asnjë projekt! Si mundet? E kam thënë se qeveria jonë është e mbushur me tutkunë!.”

Shqipëria është i vetmi vend që nuk ka paraqitur projekte në infrastrukturë, ndryshe nga takimi i mëparshëm kur paraqiti projektin e hekurudhës Tiranë-Durrës. Samiti do të diskutojë për tri çështje kyçe: vazhdimi i bashkëpunimit rajonal në fushën e transportit dhe infrastrukturës energjetike; zhvillimi i ndërveprimit ekonomik rajonal; si dhe forcimi i kontakteve mes të rinjve e shoqërisë civile. Brukseli do të shkojë me oferta të reja për mbështetje financiale te projekteve infrastrukturore në rajon, ku Shqipëria renditur vendi më i prapambetur me rrugë të shkatërruara, pa asnjë autostradë të mirëfilltë dhe pa një rrjet hekurudhor modern dhe funksional si gjithë vendet e tjera të rajonit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?